Big Ben do të bjerë në qetësi javën e ardhshme në Londër, teksa kryetari i Bashkisë ka vënë në rrugë nisjen e projektit për restaurim.
Akrepat e orës dhe të kambanës ikonike do të ndalojnë më 21 Gusht me qëllim që t’u hapet rrugë punëtorëve që do të punojnë katër vjet. Projekti i restaurimit kushton 29-milion-pound ($38 milion) ku përfshihen projekti i ruajtjes dhe riparimi i ‘Queen Elizabeth Tower’ që mban Big Benin dhe orën.
Steve Jaggs, mbajtësi i ‘Great Clock’ tha të Hënën se mekanizmi do të çmontohet pjesë- pjesë dhe do të riparohet.
Big Ben ka ndaluar disa herë qëkur u dëgjua për herë të parë në vitin 1859, por restaurimi i fundit do të shënojë periudhën më të gjatë të heshtjes për kambanën.
Kambana do të bjerë përsëri në një rast aq të madh sa ç’është e Diela e Kujtesës.
Veritas.com.al/