Atleti kenian Nicholas Bett, i cili u shpall kampion botëror në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendin e tij. Sipas raportimeve, ai ishte kthyer nga kampionati kontinental që po zhvillohej në Nigeri.
28-vjeçari humbi kontrollin e makinës duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane.
Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra. Në të kaluarën ka fituar gjithashtu dhe medalje në kampionatet afrikane.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtueshëm për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror.
Veritas.com.al/