Nga: Petrit Vasili/
Thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.
Zbatimi i Reformës në Drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të anti-kushtetutshmërisë dhe anti-ligjit, që demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të anti-ligjit.
Reforma në Drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në kushtetutën e miratuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.
Çdo devijim nga kushtetuta rrënon Reformën në Drejtësi e kthen atë në një anti-reformë dhe provon qartë kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.
Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.
Shqipëria është republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër…..që kërkon te shkelet kushtetuta është si ata.
Veritas.com.al/