Kancelarja jermane Angela Merkel mbështet mundësinë e çeljes së negociatave në muajin tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në konferencën për mediat pas përfundimit të samitit të Poznanit, Merkel tha se ideja e Presidentit francez, Emmanuel Macron se Bashkimi Europian nuk mund të pranojë më shumë anëtarë derisa mekanizmat e qeverisjes së bllokut të bëhen më efikase, nuk duhet të vonojë pranimin e vendeve të Ballkanit.
“Presidenti francez Macron theksoi se mekanizmat e punës në Bashkimin Europian duhet të përmirësohen dhe jam dakord me këtë pikëpamje. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen, por nuk e shikoj këtë deklaratë si një braktisje të bisedimeve të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Merkel theksoj gjithashtu se bashkëpunimi me anë të ndërmjetësimit të BE-së mund të shpejtoje anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Mbështetja e kancelares mund të jetë një shtysë e madhe për hapjen e negociatave me vendin tonë, por edhe mund të jetë një përballje e re midis Merkel dhe Macron, ku ky i fundit kërkon ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së
VERITAS.COM.AL/