(FOTO: Kandidatja për presidente në Finlandë, Laura Huhtasaari)/

Kandidate presidenciale nga ‘Finns Party’ që ishin në qeveri nën marrëveshjen për koalicion deri në Qershor- do ta nxjerrë Finlandën jashtë Bashkimit Europian nëse zgjidhet- tha ajo në një intervistë me agjencinë Reuters.

Reuters raporton:

Finlanda do të largohet nga Bashkimi Europian dhe do ta pozicionojë veten si Zvicra e Veriut por gtë mbrojtur p[pavarësinë e saj në qoftë se Laura Huhtasaari, kandidate për presidente e Partisë Euroskeptike  ‘Finns Party’ do të fitojë zgjedhjet.

Ajo gjithashtu tha për Reuters në intervistë se do të shtrëngojë masat e emigracionit.

Huhtasaari —e quajtura ‘Marine Le Pen e Finlandës’,  sipas lideres Franceze të Frontit Nacional, është me synime të largëta. Por ajo beson se ka shanse reale në zgjedhjet e janarit përderisa partia e saj ka marrë një start të ri pas largimit nga koalicioni qeveritar në qershor.

“Rritja në Europë e partive që janë kritike ndaj BE dhe emigracionit, po rregullon politiken”, tha ajo. “Roli i Finlandës në euro- zonë është roli i humbësit dhe paguesit…

“Unë nuk dua që Finlanda të bëhet një provincë e BE, ‘Finns’ duhet të ngrihet për interesat e Finlandës”.

Veritas.com.al/