
Radhë dhe vonesa të gjata në kalim po shënohen në pikën kufitare greko-shqiptare të Mavromatit, ku qytetarë dhe automjete janë detyruar të presin mbi tre orë për të hyrë në Shqipëri. Radhët shtrihen deri në 2 kilometra, kryesisht në segmentin që vjen nga pala greke drejt pikës së kalimit kufitar.
Temperaturat e larta, në kulmin e ditës, po e vështirësojnë ndjeshëm situatën për udhëtarët, mes të cilëve ka familje me fëmijë, të moshuar dhe turistë, që po kthehen në vend për pushimet verore.
Në pikën kufitare të Qafë Botës, autoritetet shqiptare po punojnë me 3 sportele aktive, ndërsa pala greke operon me vetëm 2 sportele.
Komente