Mauro Indelicato , Insideover/
Në kaosin që ka mbërthyer Shqipërinë, tani hyjnë në skenë edhe implikime të mundshme si të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë. Kjo sepse, siç mësohet nga shtypi lokal, prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim kundrejt liderit të opozitës, përkatësisht numrit një të Partisë Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha. Motivi konsiston në vullnetin e hetuesve për të hedhur dritë mbi pagesën e 600,000 dollarëve që partia e qendrës së djathtë kishte bërë në favor të një lobimi në SHBA, me përfshirjen e disa kompanive ruse.
Akuza kundër Lulzim Bashës
Në veçanti, Basha akuzohet për mosdeklarimin e një disbursimi të tillë tepër të tepruar të bërë nga partia e tij pak para zgjedhjeve të vitit 2017.Nje hetim në këtë sens është hapur tamam dy vite te shkuara, por pika e kthesës vjen ne këto dite për me tepër te nxehta për shkak të protestave kundër qeverisë së socialistit Edi Rama. Kompania amerikane e lobimit e përfshirë, është Muzin Capitol, udhëheqësit e të cilës janë pranë ambienteve republikane. Kontributi i kësaj kompanie bën atë qe Basha të prezantohet si një lloj “Trumpi shqiptar”, i njëjti eksponent i qendrës së djathtë gjithashtu arrin të postojë një fotografi me presidentin e SHBA ne mediat sociale. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Shqipërisë pozicionohet drejt një linje politike më pranë asaj “sovraniste”. Edhe motot dhe parimet e asaj fushate zgjedhore duket të jenë frymëzuar nga ato të Trump.
Një vizion më nacionalist dhe shumë më larg, ndër të tjera, nga ai i Partisë Socialiste të Kryeministrit Rama. Ky i fundit gjykohet të jetë më afër Evropës dhe rezulton përkrahës i fillimit të negociatave për hyrjen në BE të Tiranës. Prokuroria shqiptare akuzon Bashën për pastrim parash dhe falsifikim te dokumenteve. Por lideri i opozitës mbrohet dhe drejton gishtin kundër tempistikës me të cilën fillohet hetimi ndaj tij: “Kjo është një metodë alla Putin – deklaron ai për shtypin shqiptar – Hapet një hetim kundër meje vetëm për te më diskredituar ndërsa vendi është në rrugë kundër qeverisë “.
Roli i SHBA dhe Rusisë
Deri këtu konteksti gjyqësor i hetimit. Sigurisht një situatë e tillë ka edhe implikime politike dhe nëse ato të brendshme, nga ky këndvështrim, janë gjurmuar pjesërisht nga Basha dhe nga dyshimet e tij mbi tempistikën e hetimeve, në nivel te jashtëm, nga ana tjetër, të futur ne valle janë SHBA dhe Rusia. Në Shtetet e Bashkuara zhvillohet aktiviteti lobues i Bashës dhe partisë së tij, por kjo shume e padeklaruar nën vëzhgim tani te gjykatësve paraqet disa gjurmë që të çojnë në Rusi.
Basha pretendon se partia e tij efektivisht ka paguar Muzin Capital, gjë qe nuk është e ndaluar me ligj. Vetëm se në dokumentet e ofruara në komisionin zgjedhor dalin vetëm 25,000 dollarë. Hetohet pra mbi shumën e mbetur: nga ka ardhur? Dhe mbi të gjitha, kush e ka paguar? Janë këto pyetjet kryesore me të cilat përballen prokurorët në këtë moment. Një pjesë e këtyre parave, të paktën 150,000 dollarë, rezultojnë te paguara për llogari të Partisë Demokratike Shqiptare nga Biniatta Trade. Bëhet fjale për një shoqëri skoceze, me të cilën Basha megjithatë përjashton çdo lloj marrëdhënieje. Pas shoqërisë Biniatta, sipas revistës amerikane Mother Jones, ishin dy kompani të regjistruara në shtetin e vogël të Belizes: Asverro Corp dhe Liminez Commerce. Dhe është këtu qe hapet një loje kineze me kuti, që arrin pastaj në Rusi. Shoqëritë që kontrollojnë dy të sipërpërmendurat janë “Babyonica” dhe “KF Global Management”, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, por që i përkasin per 75% dy shtetasve rusë: Evgeni Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.
Sidoqoftë, këta te fundit do të ishin emra te sajuar: sipas kanalit televiziv shqiptar Top Channel në fakt, mbas tyre do të ishin Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, emra të lidhur me kompani dhe politikanë që veprojnë në Rusi. Kështu që këtu lind pyetja më shume politike sesa gjyqësore: është i mundur një interesim nga ana e Rusisë derisa PD e Shqipërisë të ndryshoje kurs drejt një sovranizmi në gjendje qe t’i japë Tiranës një politikë më pak të orientuar drejt perëndimit? Një pyetje e ndjekur nga lidhja me nevojën, për të fshehur pagesën e shumave të mëdha të parave, nëse faktet vërtetohen.
Ajo që është e sigurt, megjithatë, është përfshirja e kompanive dhe emrave që i referohen si Kapitolit te Uashingtonit edhe Kremlinit të Moskës. Ndërkohë në Shqipëri, pakënaqësia dhe zhgënjimi me klasën aktuale politike po rritet. Nëse Partia Demokratike duhet të beje llogaritë me këtë hetim, rivalët e Partisë Socialiste janë kapur me skandalin e zbuluar nga gjermanja Bild te kontakteve midis eksponentëve të formacionit të kryeministrit aktual dhe njerëzve te mafies se Durrësit. Në këtë kuadër, anulimi i zgjedhjeve administrative vendosur nga Presidenti i Republikës duket se mund të ndezë më tej situatën.
Veritas.com.al/