/Updated/

Ky  dyshohet si grupi i Klement Balilit, Sarandë

Një operacion policor në veri të Italisë, rezultoi me 99 të arrestuar, shqiptarë, grekë dhe italianë. Në përfundim të Operacionit ndërkombëtar antidrogë “Ring new”. janë paditur 196 të tjerë; janë shpartalluar 5 organizata kriminale; janë sekuestruar gati 5 tonë lëndë të ndryshmë narkotike; një pasuri me vlerë prej rreth një milion eurosh, si dhe 550 mijë euro “cash”.

Në qendër të rrjetit ka qenë një grup shtetasish shqiptarë, që vepronin në bashkëpunim me organizatat kriminale famëkeqe italiane “Sacra Corona Unita”, “Camorra” dhe “Ndrangheta”. Në krye, mesa duket kanë qenë vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të cilët nga maji i këtij viti ndodhen të mbyllur në burg, në Belgjikë.

50 vjeçari Dhimitër Poti është një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod”. Kjo kompani po hetohej për pastrim parash nga njësia Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, për lëvizjen e dyshimtë të mbi 800 mijë eurove.

Dhimitër Poti rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të grupit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili ose “Keli”.

Ngarkesat e heroinës dhe kokainës mbërrinin nga vendet amerikano-jugore me kamionë, bashkë me fruta e perime importi, ndërsa marijuana e kultivuar në Shqipëri transportohej më mjete lundruese nga Greqia në Puglia. Më pas ajo shpërndahej në pikat e krijuara në Napoli, Brescia dhe Romë, për të mbuluar tregjet e të gjithë vendit.

Lajmi fillestar:

Të paktën tri kombësi janë regjistruar në grupin e 99 të arrestuarve, mes të cilëve edhe shqiptarë. Përveç perosnave me kombësinë tonë, ka edhe grekë dhe italianë.

Policia e Italisë ka njoftuar me entuziazëm se i kapi këta persona që pqrbëjnë një organizatë të kompletuar dhe të rrezikshme trafiku.

Hetimi kishte nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias, Itali; por që më pas ishte shtrirë në shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar 5 ton kokainë e qindra e mijëra kilogramë të tjera kanabis sativa që prodhohej në Shqipëri dhe dërgohej për në Itali me skafe.

Sipas policisë italiane, organizata ishte e përbërë nga disa pjesë, që kishin punën të ndarë. Shqiptarët dhe grekët merreshin me trafikimin e drogën drejt Italisë e vendeve të tjera, ndërsa organizatat e tjera merreshin me shitjen.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe 4.728 kilogramë kanabis sativa, 850 gramë heroinë, 554 mijë euro, 7 makina, 5 peshore, 1 kapmer.