Çfare jane si personifikim orendite shtepijake per ju?!
Per mua.
Lavatricja eshte motra ime, mi merr te palarat, me shtyn, me le te fle dhe mi jep drite e plote arome “me duart” e saj.
Frigoriferi eshte dashnori im. Gjithcka brenda tij ruan freskine, njgjyren, shijen e puthjes se pare, e gjithçkaje te pare!
Furra e pjekjes eshte Gjyshja ime. E ngrohte, e sakte, e mencur, gjithcka te papjekur ma servir aq te pjekur ne shije dhe shkrirje shijesh.
Banja eshte Deti im. Pas c’do lakuriqesie, imagjinata i jepet ujrave kudo qe jane, det, liqen, lume, me shplodh dhe me udheton atje ku askush nuk mund te me gjeje dot! Dera e kycur te jep aq privatesi.
Dollapet me kujtojne Pronarin e punes. Duan rregull, kerkimin e rrobes qe do, bejne zhurme monotone, jane te erreta, kane shpesh te papritura, ne varesi te gjendjes shpirterore i shqyen e lumtur ose i perplas nga nervat. Fix si ne zyre pune.
Dritaret me kujtojne veten Nuse. Pret te vije Ai, ndryshojne pamjet, shi, erresire, ylber, qiell me yje, bore, furtune…ashtu si deshira te fillosh nje jete te re jane dritaret, nga aty nis shpresa e dites.
Televizori me kujton veten time te semure, te dergjur ne shtrat nga psikike e rende. Makina dhe llux qe nuk arrihet dot nga xhepi im. Vrasje, gjak, ulurima. Bukuri qe verbojnë zbehjen time. Ne darke do pres te dashurohem me kedo qe do vije aty te ekrani me xixa, me kedo qe puth dhe ben dashuri. Si takim me Doktorin, fix.
Kompjuteri me ngjan me Fallxhoren. Thashetheme. Copeza letre dashurie te dikurshme qe i lexonin vetem ne banjo. Edhe sot po kjo gje. Me etje dhe kersheri mos kushedi nje mesazh inkurajues, deklarues, thyen kemben dhe vjen tek une.
Telefoni me ngjan me Polic. Bije ne cdo ore qe i do qefi, insiston. Vjen foto dhe ti ngrin. Vjen mesazhi dhe je para urdhrit te prere. Akuze, vendime. Reagon dot? Jo. Ligji, personi i ligjit, polici.
Komodinat me njgjajne me cante shkolle femije. Haperira te vogla, intime, ve gjera te vogla si unaza, kapse flokesh, ndresa te brendshme, letra, dokumenta, leke, geta, shalle.
Perdet me njgjane me fustanin e nuserise. Nje jete me to i kam bere provat kur i hiqja ti laja. Bishti i gjate i “fustanit” si princeshe.
Krevati me josh dhe me tmerron, si vete Jeta. Ne to shtrihesh o te flesh, o te besh dashuri, o i semure, o ne prag te vdekjes.
Tavolinat me thajne peshtymen ne fyt si vetja ime Minorene. Ulesh te hash gjasme, hapen debate, biseda, pagesat qe duhen bere, llogari lekesh, sherre qe fillojne me lezet per te mbaruar ibret. Njelloj si e mitur qe nuk ben dot asgje. E kam inat uljen ne tavolina.
Zbukurimet jane gjithesia ime. Me ato krijoj imagjina, perralla, kam kuklla, shtepi te lumtura, makina llux te vogla, trena, vazo me lule qe nuk vyshken kurre, gjithcka nuk blej dot e kam miniature. Kur ndonjera nga to thyhet, qaj me shpirt.
Qylymat me kujtojne veten Princeshe. Sa me te bukura, aq me potencialisht eci ne to. Me ngrohin, i ngrene vleren monetare shtepise, shtrihem kur degjoj muzike ose kur luaj me macet.
Radio eshte i Dashuri im i pare, magjik. Televizori sado te zhvillohet, yllin-Radio nuk e arrin dot kurre. Radio me flet dhe kendon si Ai, me embelson me ben te qaj si Ai…kudo si Ai qe me ushton ne koke por prane se kam.
Kaq. Imagjinate .
VERITAS.COM.AL