UPDATED:
Nga përhapja e zjarrit të 15 vatrave në luginat e vreshtave në Kaliforni, deri tani janë shpallur të vdekur 10 persona. 1500 prona janë shkatërruar dhe 20 mijë banorë janë evakouar.
Pjesë të rajonit të verës në California janë shkatërruar nga përhapja e shpejtë e zjarrit, i cili ka rrënuar qindra shtëpi dhe po detyron popullsinë të evakuohet.
Rreth 20,000 njerëz janë larguar nga Napa, Sonoma dhe Yuba counties pasi zjarri u përhap në gjithë zonën e rinovuar për vreshtat e verës.
Guvernatori i California deklaroi gjendjen e emergjencës dhe zjarfikësit po përpiqen që të kontrollojnë flakët e zjarrit.
“Këto zjarre kanë shkatërruar strukturat dhe po vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi, duke bërë të domosdoshëm evakuimin e banorëve”, thuhet në deklaratë.
Kreu i Departamentit të Californisë për Mbrojtjen e Pyjeve nga Zjarret, Kim Pimlott, tha se rreth 1500 ndërtesa janë shkatërruar.
Veritas.com.al/
Të paktën 14 zjarre po djegin tetë zona në gjithë Kaliforninë.