Katër burra janë arrestuar sot nga Policia e Krujës. Dy prej tyre kanë të njëjtin emër: Elton, por njëri me mbiemër Babasi, tjetri Baroka. Të dy në rol kryesor: organizatorë të rekrutimit të grave punëtore. Tjetri është Edmond Kadiu. I katërti është Idajet Gashi, jo shumë I rëndësishëm në “karrierë”- shofer I një furgoni që transportonte gratë nga shtëpia në punë diku në parcelat e drogës.
Të katër janë banorë të Fushë Krujës, ku krimi zakonisht lulëzon para drogës dhe para bimëve pranverore.
Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banorë te Fushë-Krujes kishin financuar mbjelljen e një sasie canabbis sattiva ne zonën e Bubqit.
Ne kete veprimtari kriminale kane angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.Keta te fundit sipas porosive te dhena nga dy organizatoret merreshin me grumbullimin e punëtorëve.
Me këtë rast, nga Policia u shoqëruan edhe 16 persona te tjerë, kryesisht gra, të cilët kishin punuar per disa dite ne parcelën ku ishin kultivuar kanabis
Ne banesen e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 (tre milion) lek te reja dhe një automjet BMW te tipit X6 ; nje automjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronësi te shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni qe transportonte punëtoret për ne parcelat me kanabis.
/Veritas.com.al/