Mes Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, përfaqësues të Partisë Demokratike në KQZ, Ilirjan Celibashi duket se do të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Në bashkëbisedimin me mediat, pyetur se cili është autoriteti që përfaqëson sot PD në KQZ, Celibashi u shpreh se informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, si i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtuesi i një parti.
“Nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi nevojë për të konfrontuar dokumentacionin. Informacioni mund të merret në gjykatën e Tiranës, si i vetmi institucion që tregon se cili është organi drejtuesi i një partie. Unë mund të them kush ka qenë në zgjedhjet e 6 marsit, por jo sot. Nuk është në tagrin e KQZ.” – u shpreh Celibashi.
Me vendim të gjyqtarin Agron Zhukri, ish kryeministri Berisha u rikthye në selinë e PD duke njohur Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të saj. Vendimi sakaq u apelua nga kreu i komanduar i PD, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj.