Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian për të rrëzuar kërkesën e Holadës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Kreu i qeverisë thotë se e vërteta doli fiks sikur e kishte thënë.
“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter” tha Rama.
Komisioni Europian mësohet se është shprehur se pas vlerësimit të situatës aktuale, Shqipëria nuk plotësohen mekanizmat për pezullimin e vizave duke rrëzuar kërkesën e Holandës.
Veritas.com.al/