Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme ka qenë i pranishëm në në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike.

Për herë të parë, Rama bëri me dije se po punohet për kartën elektronike të identitetit, në përputhje me standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit, që është e gjitha sipas standardeve të përcaktuar nga BE për karrën elektronike të idnetiteti që BE do të fusë në funksion.

Ne i kemi marrë paarametart dhe jemi duke punuar për të. Fillimisht do të shërbejë si kartë identiteti këtu në Shqipëri.

Të gjithë besoj e dinë, e mbajnë mend që ne jemi sulmuar nga Irani në një përpjekje për të na fshirë gjithçka që kemi ndërtuar në këto tre vjet.

Kemi qenë në fije të perit. Irani nuk është një hacker i lehtë, është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit dixhital.

E kemi zbrapsur sulmin pa dëme të mëdha dhe dua t’iu informoj që vitin e kaluar kemi pasur 42 sulme serioze.

Një vit përpara në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze. Ju nuk dini asgjë për këto, për një aryse shumë të thjeshtë se sulme që zbrapsen nuk bëjnë lajm. Kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avcanuara në Evropë”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *