Nga Inva Mula/

“E mirë”, por jo në nivelin që duhej të kishte, po them teatër kukullash i vetëm teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël.

Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në pallat kongreseve. Ai është për mbledhje. Pallatin e Kongreseve duhet ta sistemojmë, shtojmë, kamuflojmë, të krijojmë ambientin për të bëtë spektaklin. Bëhet opera Carmen në pallat të kongreseve, një vepër e shkëlqyer.

Pyeteni Vikenën se çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje? (jam ftohur-kthen përgjigje Vikena Kamenica). Ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni artistët shqiptar të punojnë në kushte që nuk e meritojnë.

Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që ti konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë.

Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri (më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamuflohen. Të dalin ashtu siç janë”, ka shpërthyer plot nerv sopranoja e njohur, për gjendjen e artistëve shqiptarë.

Veritas.com.al/