Kryeministri Edi Rama ftoi nga foltorja e parlamentit opozitën që të votojë rezolutën anti-korrpsion të paraqitur prej Partisë Socialiste seancën e kësaj të hëne.
Rama në fjalën e tij theksoi se rezoluta bëhet me qëllimin për të ngritur një front të ri të shtetbërjes dhe luftës ndaj korrpsionit që do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE në vitin 2030.
Kreu i qeverisë tha se askush nuk mudn ta ndalë që kjo rezolutë të miratohet, ndaj apeloi opozitën të bëhet pjesë e votimit dhe e komisionit të posaçëm që do të ngrihet më pas.
“Unë do ta mbyll me dy nënëvizime kyçe, e para është për shqiptarët. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar qysh nga shoqëria otomane dhe deri te kapitalizmi gjysmak i tranzicionit, të cilin qeveria jonë me vizion, reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur dhe prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues.
Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel”, tha Rama mes të tjerash.