Anëtarët e Senatit, ditën e ditën e Enjte thanë se kanë parë  një memo ‘shokuese’ të klasifikuar ku detajohen abuzimet e ‘Foreign Intelligence Surveillance Act’ (FISA) , ngaa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë (DOJ) dhe zyrtarëve të ‘Federal Bureau of Investigations’ (FBI)  në lidhje me hetimet mbi fushatën presidenciale të Trump dhe bënë thirrje që këto të deklasifikohen e të lihen të lira për publikun menjëherë, raporton Breitbart News.

“Kjo është shokuese”, tha Rep. Mark Meadoës (R-NC) për Fox Neës.

“Një pjesë e imja dëshironte që tët mos i kisha lexuar, sepse unë nuk dua të besoj se këto gjëra mund të ndodhin në këtë vend”.

“Faktet që përmbahen në këtë memo të mbeten në grykë dhe kërkojnë transparencë të plotë. Nuk ka prioritet më të lartë se të përhapësh këtë informacion dhe të shpëtosh demokracinë tonë”, tha Rep. Matt Gaetz (R-FL), një anëtar i Komitetit Juridik, i cili ka mbikëqyrur Departamentin e Drejtësisë (DOJ) dhe FBI-në.

Një tjetër anëtar i Komitetit Juridik, Rep. Steve King (R-IA), thërriti duke thënë se ai ka parë në memo “gjëra të neveritshme”  dhe tha se ishte “më keq se Watergate.”

Rep. Ron DeSantis (R-FL), një tjetër anëtar i Komitetit Juridik e quajti memon “thellësisht shqetësuese” dhe tha se ka ngritur pyetje rreth “Departamentit të Drejtësisë (DOJ) të Obamës dhe FBI-së së Comey”.

“Raporti i klasifikuar i përpiluar nga ‘House Intelligence’ është thellësisht shqetësues dhe ngre pyetje serioze ndaj nivelit më të lartë të DOJ të Obamës dhe FBI të Comey, që lidhet me të quajturin hetime mbi marrëveshjen e fshehtë”.

Veritas.com.al/