Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar. Por mediat në gjuhën shqipe kudo në Ballkan po e shikojnë si një ‘provokacion’ Rus.

Burime diplomatike bënë të ditur  se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburg u godit së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret për grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin, shkruajnë mediat në Kosovë.

Por ambasada ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Media e vë dyshimin mbi ‘provokacionin’ duke e lidhur me hakerimin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit që ‘gia’ janë të dyshuara.

/Veritas.com.al/