DURRËS- Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë, Gjykata e Durrësit vendosi “Arrest me burg “për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin.

Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masë më e butë, ajo e “detyrim paraqitje”.

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij më 30 gusht 2024 kërcënuan me anë të një mesazhi në telefon, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas hetimeve, motivi i kërcënimit ka të bëjë me mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), i cili luan si portier me klubin e Tiranës./