Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që situata në Kosovë të mos përshkallëzojë.
Kocijançiq ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta, se të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut në Bruksel, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Veritas.com.al/