Përmirësohet ndjeshëm situata energjitike në vend. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka zhvilluar javën e fundit dy proçedura për shitjen e energjisë elektrike. Në total janë arkëtuar rreth 5 mln euro. Të ardhurat e përfituara kanë rëndësi për sektorin energjitik i cili gjatë 2022 u përball me një sërë sfidash për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Në tenderin e parë të zhvilluar për periudhën 23-29 janar KESH ka vendosur që të eksportojë rreth 31 mijë e 290 mëh energji elektrike. Ndërkohë në proçedurën e dytë për periudhën 25-26 janar janë shitur 9300 mëh energji elektrike duke shfrytëzuar në maksimum prurjet nga reshjet intensive të shiut dhe shkrirja e borës.
Energjia është shitur nga 86 deri në 162,22 euro për mëh .Ndërkohë që kuotat në kaskadën e Drinit janë në nivele afër maksimales. Sipa të dhënave në Fierzë niveli ka arritur në rreth 294 metra ndërkohë që prurjet arrijnë në 620 m3 në sekond. Për të menaxhuar prurjet KESH po prodhon energji me kapacitet të plotë duke vendosur në punë 4 turbina./abcnews.al