Në një kohë kur Këshilli i Mandateve pritet të diskutojë këtë të hënë në orën 12:00 për imunitetin e Sali Berishës, Rithemelimi ka paralajmëruar protestë para kryesisë së Kuvendit. Forca të shumta policie kanë ‘zbarkuar’ në hyrje të këtij institucioni për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm.

Berisha ka refuzuar të paraqitet pranë policisë gjyqësore, me argumentin se masa ndaj tij ishte marrë duke anashkaluar Kuvendit dhe ai nuk e njihte një vendim anti kushtetues. Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër, arrest në burg apo shtëpiak./