Koment/

Ashtu siç kishte paralajmëruar me pare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Por si njeriu që do të dorëzonte në Gjykatë padinë e Presidentit, u zgjodh Bledar Dervishi, këshilltar presidencial, i cili ka qenë i burgosur disa muaj për vjedhje pronash në Spille të Kavajës. Dervishi është liruar nga burgu jo se ishte i pafajshëm, por sepse siç thuhet Ilir Meta ndërhyri në Drejtësi duke paraqitur ‘justifikimin’ se Bledar Dervishi ‘vuan nga hemorroidet dhe nuk mund të qëndrojë në burg’.

Ky këshilltar sot, në emër të Presidentit, ka paditur vendimin e  Qeverisë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pas dorëzimit te padisë, ne Kushtetuese, këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishi ka folur për Zërin e Amerikës, duke sqaruar objektin e padisë.

“Kërkesa ka ne objekt shfuqizimin e vendimit te Qeverise per kalimin e Teatrit Kombëtar ne pronësi te Bashkisë. Kjo kërkesë e dyte është ne vijim te të pares, me te tjera argumente. Prishja e godinës ka efekt humbje te aseteve qe konsiderohen trashëgimi kombëtare”- tha ai, duke shtuar qe “Kërkohet nga Kushtetuesja pezullimi i efekteve te këtij vendimi, qe kalon te drejtën e pronësisë por edhe çdo veprim tjetër qe cenojnë godinën e Teatrit Kombëtar”

Lëvizja e Metës vjen ndërkohë qe Këshilli bashkiak ka planifikuar ne rendin e ditës për nesër diskutimin për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një Teatri të ri në të njëjtin truall.

Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon restaurimin e ndërtesës historike 80 vjeçare.

VERITAS.COM.AL/