Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni , këshilltari i Presidentit kosovar Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për kalimin e Projektligjit për themelimin e Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka treguar arsyet pse ky projektligj u hartua nga Presidenca e jo nga Qeveria, si dhe nëse kjo e fundit ishte njoftuar më herët për idenë e krijimit të ushtrisë.

Çollaku ka komentuar qëndrimin e partive ndaj projektligjit, përfshirë këtu edhe opozitën, duke treguar se cilat do të ishin pasojat në rast se ky projektligj nuk do të votohej.

Deri më tani asnjë parti nuk ka dalë kundër krijimit të ushtrisë, megjithatë presidenti u akuzua se më këtë projektligj po tensionon raportet mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Çollakut: