Nga: Agim Xhafka/

Behgjet Pacolli dje ka shkruar me indinjatë se një recepsionist hoteli në Durrës është sjellë arrogant me një kosovar.

Kështu jemi gatuar ne shqipot, Behgjet vëllai. Njësoj andej e këndej. Para ca kohe kam bujtur te hoteli yt “Daimond” në Prishtinë. Pagova 130 euro për një natë dhe veç abazhurëve pa llamba tre herë kërkova ndihmë për tv se ndizej, por nuk shfaqte asnjë stacion.

Dhe qershia mbi tortë ishte kur në mëngjes më kërkuan 15 euro për makinën që fjeti jashtë.

Ndaj byrazer Behgjeti njësoj jemi. Por ti nisja nga vetja, nga të tutë. Me këtë durrsakun do merrem unë. Pa merak.

Veritas.com.al/