Nga Ndoc Bushgjoka/

Para 26 vjetësh kur dëgjoheshin ato thirrjet “Liri – Demokraci!”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj., etj, askujt nuk i shkonte mendja se ministri i policisë i asaj kohe, sot do të na mbante ” leksione” për ” demokracinë, liritë dhe te drejtat e njeriut ” .

E bëjmë hesapin përsëri me laps ne dorë, edhe pse jemi te sigurte qe aritmetika e thjeshtë s’na gabon.

Por, përsëri na del se kane kaluar plot 26 vjet.

Ku janë sot demokratet idealistë ? Ata qe besuan te demokracia, drejtësia dhe liritë e te drejtat e njeriut?

Ca janë në syrgjyn, ca në botën tjetër, te tjerë në mjerim e varfëri.

Taborri është shpërndarë nga mjegulla e kohës, ashtu siç ishte mbledhur ‘pas berihajt’.

S’ka veç naivë qe besojnë te një mrekulli qiellore, apo te ndonjë forcë tokësore e përtejoqeanit.

Dhe një here u vërtetua thenja se ligësia nuk zhduket lehte për shumë breza.

Prandaj fjala e famshme latine nuk vdes kurrë :

‘SIC TRANSIT GLORIA MUNDI’.

Kështu kaloi dhe trashëgimia e ‘LIRI – DEMOKRACI-së’. Nga Arben Broci e shokët e tij, te ” predikuesi ” i sotëm i ” lirisë “.

Veritas.com.al/