Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli pak minuta më parë në një konferencë për shtyp, për të bërë të ditur zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, një javë më parë.

Rrumbullaku bëri me dije se kanë qenë 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.

MeddiaARDIAN NIKULAJ,  ka mësuar emrat e personave të përfshirë: Edmonmd Haxhia , Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasesi) dhe 4 shtetasi britanikë,  Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Kryepolici në komunikimin e tij për mediat bëri me dije po ashtu se motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja, ndërsa autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria.

Vrasësi ka shkuar 3 ditë me radhë për të kryer ekzekutimin, por ka mundur ta bëjë atë vetëm në datën 19 maj.