Çmimi Nobel i Paqes 2018 u dha për mjekun kongolez Denis Mukwege dhe për aktivisten Yazidi Nadia Murad, për angazhimin e tyre kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte
Kishte shumë pritje për dhënien e Çmimit Nobel të Paqes, i cili si çdo vit ngjall kuriozitet dhe vëmendje. Dhe nganjëherë polemika (shih Obama). Instituti Norvegjez i Nobelit në Oslo ja ka dhene atë gjinekologut kongolez Denis Mukwege dhe Nadia Murad, një viktimë yazide e krimeve të kryera nga ISIS në Irak
E njohur lufta e tyre kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte.
Mukwege shumë herë në të kaluarën i ishte afruar shume. Jeta e tij, për më tepër, është e mbushur me të paktën njëzet vjet të kaluara duke ndihmuar gratë të rimëkëmben nga dhuna dhe traumat e përdhunimeve në Republikën Demokratike të Kongos Lindore, shkatërruar nga konfliktet, siç thuhet ekskluzivisht për Gli Occhi della Guerra në prill te 2017. Murad, nga ana tjetër, u bë një aktiviste pasi u lirua nga robëria: ajo u rrëmbye nga militantët e te vetequajturit shteti islamik dhe u mbajt si skllave e seksit.
Në motivacionin e Nobelit lexojmë se “Denis Mukwege është një mjek që ka kaluar shumicën e jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos, Mukwege dhe stafi i tij kanë kuruar mijëra viktima”. Mukwege “ka dënuar në mënyrë të përsëritur mosndëshkimin për përdhunimet masive dhe ka kritikuar qeverinë kongoleze dhe ato të vendeve të tjera që nuk kane bërë mjaftueshëm për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale kunder grave si armë lufte”.
Murad është gjithashtu një simbol. Me të jane rreth tre mijë gra yazide që kanë vuajtur dhunë nga ana e preresve te fytit te Isis. Murad,lexohet në shënimin e organizatorëve të Nobelit, “ka qene viktimë dhe dëshmitare e abuzimeve dhe ka treguar një guxim të rrallë në rrëfimin e vuajtjeve të saj dhe duke folur në emër të viktimave të tjera”.
Veritas.com.al/