-Sipas gazetës turke Hurriyet, hetuesit kanë dyshuar për faktin se një furrë për qebap ishte përdorur për orë pas zhdukjes së gazetarit-
Nga: Renato Zuccheri /
Ka një pistë të re për vrasjen e Jamal Khashoggit. Sipas gazetës turke Hurryiet, vrasësit e gazetarit saudit mund të kenë hedhur kufomën e bashkëpunëtorit të Uashington Post në një furrë të përdorur per pjekjen e qebapeve në rezidencat e konsullatës saudite në Stamboll.
Sipas burimeve të cituara nga gazeta turke, kufoma do te jete djegur në një furrë që gjendet në një zonë të konsullatës në të cilën hetuesit turq nuk kane pasur menyre qasjeje. Një detaj i rëndësishëm, që lidhet me një tjetër: furra ishte përdorur për orë të tëra pas zhdukjes së Khashoggit. Sipas hetimeve,ishin porositur 32 racione mishi nga një restorant i njohur në Stamboll. Dhe gjysma nuk ishin gatuar. Rrethane që ka bere te dyshojne hetuesit e policisë turke, të cilët prej muajsh përpiqen të zgjidhin misterin e kufomës se zhdukur.
Rasti vazhdon të shkundë marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Turqisë. Drejtësia e Ankarasë i ka kërkuar Arabisë Saudite ekstradimin e 18 personave,ndër të cilet këshilltarin e princit Mohammed bin Salman, Saud Khatani dhe të ashtuquajturit skuadrilje e vdekjes e përbërë nga 15 burra ardhur nga Riadi për të vrarë Khashoggin. Sauditët kane mohuar ekstradimin.
Veritas.com.al/