Një stuhi e rrallë bore në kryeqytetin Sentiago të Kilit ka shkaktuar pengesa të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë mijëra banorë në ngjethje dhe errësirë.
Rreth 250,000 njerëz kanë mbetur pa energji- thonë zyrtarët- më së shumti e shkaktuar nga rënia mbi kablla e pemëve të ngarkuara me borë.
Është raportuar një person i vdekur- një banor që përpiqj të largonte akullin- dhe dy të tjerë janë plagosur nga rënia e linjave të energjisë elektrike- sipas medias kiliane.
Meteorologët thonë se kjo ishte bora më e rëndë në Santiago që në vitin 2007.
Kjo erdhi pasi rajoni u rrethua nga një i ftohtë i padurueshëm.
Krahas me ndërprerjen e energjisë, moti ka shkaktuar ndërprerje të trafikut në kryeqytet; gjithashtu shumë aktivitete sportive të planifikuara janë ndërprerë.
Por ngrica nuk ishte një lajm i keq për të gjithë; mijëra fëmijë kanë dalë nga shtëpitë dhe ndërtojnë ‘njeriun prej bore’ ose luajnë me topa bore.
Parashikuesit thonë se akoma pritet që të ketë reshje të lehta bore ditët e ardhshme.
Veritas.com.al/