Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbërritën në Hanoi ditën e Martë, në prag të samitit të dytë për të parë nga afër hapat konkretë drejt çmontimit të programit bëthamor të Pyongyang.

Pas një takimi fillestar historik në Singapore në muajin qershor, i cili prodhoi vetëm një deklaratë të stereotipe rreth deklunearizimit, analistët thonë se data e dytë duhet të japë më shumë në rrugën e progresit të prekshëm.

Vetë samiti është mbajtur në fshehtësi dhe ende nuk ka asnjë fjalë zyrtare as mbi vendin ku do të mbahet, ndërsa presidenti Trump është ulur në aeroport me Air Force One të Martën pasdite. Të dy liderët pritet që të kenë një darkë zyrtare të Mërkurën para se të nisin bisedimet zyrtare ditën e Enjte.

Veritas.com.al/