Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un të martën arriti për një vizitë të paralajmëruar në Pekin për bisedime me presidentin Xi Jinping, ndërsa ndodhet në përgatitje e sipër për samitin e dytë të pritshëm me Donald Trump.
Kina është aleat kyç i Koresë së Veriut të izoluar, me armë bërthamore dhe që burimin kryesor të tregtisë dhe ndihmave ka Kinën.
Pas mbërritjes në kryeqytetin e Kinë, Kim takoi Xi për rreth një orë, raporton agjencia e lajmeve e Seulit, Yonhap. Duke cituar burime pa emër agjencia thotë se bisedimet u fokusuan mbi samitin e mundshëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në rrugën për thellimin e lidhjeve.
Kim dhe gruaja e tij, Ri Sol Ju morën pjesë në një darkë të shtruar nga Xi dhe zonja e parë, Peng Liyuan në Hollin e Madh të popullit, raportoi Yonhap.
Ministria e jashtme e Kinës më parë tha se Kim mund të takohet me liderët kinez për të diskutuar “çështje të përbashkëta”, por nuk zbuluan më shumë rreth itinerarit të tij.
Veritas.com.al/