SHENZHEN, Kina (AP) — Anëtarë të Policisë së Armatosur Paramilitare të Popullit kanë marshuar dhe kanë ushtruar kontrolle masive në komplekset sportive në Shenzhen dhe kudo përreth Hong Kong gjë që disa e interpretuan si kërcënim kundër protestave pro demokratike në territorin gjysmë autonom.
Zhurma e çizmeve të marshuesve dhe jehona e thirrjeve janë sinkronizuar në terren ditën e premte. Oficerët të kamufluar në kostume të blertë qëndrojnë roje në hyrjet e mbyllura. Një roje e sigurisë në stadium tha se ‘nuk është e qartë’ se kur mund të largohen forcat paramilitare.
Media shtetërore kineze vetëm ka thënë se stërvitjet policore në Shenzhen kanë qenë planifikuar më parë dhe nuk janë direkt të lidhura me protestat në Hong Kong, të cilat nisën menjëherë pasi qeveria e Pekinit tha se protestat nisën të manifestojnë ‘fillesa të terrorizmit’.
Afër urës që lidh ishullin me Kinën, shumë transportues dhe kamionë të blinduar qëndrojnë të parkuar rreth stadiumit të Gjirit Shenzhen.
VERITAS.COM.AL/