Raportimet thonë se Kina do të ofrojë dy koncesione ekonomike ndaj administratës së presidentit Donald Trump me shpresë për të mbajtur raporte miqësore me Shtetet e Bashkuara.

Financial Times shkruan:

Kina do t’i ofrojë administratës së Trump një akses më të mirë tregtar në sektorin e investimeve dhe në eksportin e  mishit në SHBA për të evituar luftën e tregjeve, sipas zyrtarëve të Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara që ndodheshin në bisedime mes dy qeverive.

Të dy presidentët, i Kinës dhe i Shteteve të Bashkuara, vendosën në takimin tyre të parë në Florida javën e kaluar se është e nevojshme që të shpejtojnë negociatat me qëllim që të prodhohet një rezultat brenda 100 ditëve. Të dy koncesionet: në financa dhe në eksportin e  mishit, për Pekinin janë të lehta për t’u mbajtur.

/Veritas.com.al/