Kina ka lëshuar një paralajmërim të fortë në drejtim të protestuesve në Hong Kong duke iu thënë se ‘Të luash me zjarrin, duhet të presësh zjarr!’.

Një zëdhënës i zyrës më të lartë të Policisë në Hong Kong iu tha protestuesve që të ‘mos nënvleftësojnë zgjedhjet e guximshme të qeverisë qendrore’.

Hong Kong ka parë nëntë javë të pandërprera të protestave anti- qeveritare.

Ditën e Hëne, një thirrje për grevë të përgjithshme shkaktoi pengesa të mëdha dhe më shumë se 200 fluturime u anuluan.

Protestuesit kërkojnë hetim të pavarur ndaj brutalitetit të dyshuar të policisë, një tërheqje komplete të ligjit mbi ekstradimin si dhe dorëheqjen e liderit të Hong Kongut, Carrie Lam.

Herë pas here demonstratat kanë p[përfunduar në përplasje të dhunshme me policinë. Ato janë çmuar si sfida ndaj politikave të autoriteteve të Pekinit në territorin e tyre dhe si një refleksion se sa frikë kanë Hon Kongasit mbi cenimin e lirisë së tyre.

Ish kolonia Britanike është pjesë e Kinës por gëzon liri unike që nuk gjenden në vendin amë, Kina.

Veritas.com.al/