Godina prej xhami që u ndërtua në mes të sheshit ‘Italia’ para fasadës kryesore të stadiumit Qemal Stafa, për një kohë shkaktoi kuriozitet e për një kohë bezdi se si mund të ndërtohet në mes të sheshit, aty ku Italia e para- luftës kishte ndërtuar ansamblin e godinave universitare dhe stadiumin.

Mirëpo sot u mbyllën enigmat dhe pakënaqësitë: godina që më në fund ishte kthyer në një fast-food, u shemb nga xhenieret e ushtrisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas prishjes së godinës 4 katesh në sheshin Italia, pranë Arenës Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se do të ketë shpronësim vetëm për ata që kanë pasur leje.

“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranës për ta hapur plotësisht Sheshin Italia per Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për te fortët qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famëkeq#TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Veritas.com.al/