Me ditën e parë të punimeve të parlamentit, që është sot e hënë, ka nisur udhë edhe aktiviteti për ndarjen nga influenca e presidentit Ilir Meta.

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta.

Tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.

Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Komisioni ka kërkuar dhe ka marrë, informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.

Për këto dy institucione është kërkuar të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar 10 Qershor 2019 si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 Qershor.

Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ende pa u miratuar kalendari i punës së Kuvendit, mazhoranca ka vendosur që të kalojë për diskutim në komisione dekretet e presidentit.

Të gjitha gjasat janë se socialistet në shumicë do t’i rrëzojnë dekretet:

-“Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr 9967, datë 24.72008 dhe ndryshuar me ligjin nr 3/2015.

-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të republikës “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”

-“Për miratimin e kontratës së koncensionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoritet kontraktor, dhe “Gjikuria” shpk si koncensionari, dhe shoqërisë koncensionare “Rruga Orikum-Llogara” shpk për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i Jahteve By-pass Orikum-Dukat (ura e Shën Elizës).

– “Për miratimin e kontratës së koncensionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoritet kontraktor, shoqërisë “ANK” shpk si koncensionarit dhe shoqërisë “Bardh konstruksion” si shoqëria koncensionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren’.

Veritas.com.al/