Nga: L. Skiro/ Veritas
Knut Flenckenstein, komisionet i BE, majtist gjerman, ka mbërritur në Shqipëri dje pasdite. Vizita e tij ishte e papritur. Me sa kuptohet tani pas deklaratave që bëri menjëherë pas takimit me kryeministrin Rama, duket se është thërritur nga qeveria si një mbështetës përballë protestës popullore që po kryesohet nga Opozita.
Reporteri Fleckeinsten sapo doli nga takimi me kryeministrin deklaroi se kishte një “takim të mirë” me Ramën. Fjalroi i përdorur, thuajse jashtë- politik, le për të nënkuptuar se bashkë me Ramën i dërguari i BE ka bërë plane si të mposhtet protesta popullore.
Reporteri evropian ka deklaruar se pas pak do të takojë kryetarin e Kuvendit, Meta dhe kryetarin e Opozitës Basha. Por para gazetarëve ka deklaruar se “nuk do të shkoj në çadrën e protestuesve”. Me deklaratën kundër protestuesve, Flenceinstein bëhet i pari i dërguar nga BE që haptazi hedh shqelma kundër protestave popullore.
Tashmë është e kuptueshme pse reporteri i BE vjen me nervozizëm në Tiranë; sepse në nervozizëm dhe panik ndodhet vetë BE. BE, pas lëvizjes së të djathtëve për rrëzimin e elitave liberale të majta që kanë uzurpuar qeveritë me gënjeshtra dhe premtime boshe, tani ndodhet në prag të shpërbërjes.
Protesta e Tiranës është një moment kyç në shpërbërjen e elitave të majta në BE. Rënia e qeverisë së Tiranës i kushton klanit majtist në Evropë dhe sidomos në këto momente kur mjafton një fije peri për të ndukur gjithë lëmshin e BE. Disa shtete të Perëndimit po lënë BE; por edhe në Lindje po ndodh kështu. Protestat e Rumanisë, të Polonisë, etj., dëshmojnë se BE po shprishet edhe këndej.
Por a e mban këtë proces vetë zoti Knut? Shumë-shumë ia bëri nderin Ramës duke fluturuar me paratë e BE-së.
/Veritas.com.al/