Në Turqi ditën e sotme u mbajt raudi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Deri më tani raportohet se janë hapur 75,62 për qind i kutive dhe Recep Tayip Erdogan kryeson me 54.03 %, ndërsa rivali i tij qëndron në 45.97 %.

Erdogan ka pasur një tendencë rritjeje gjatë minutave të fundit dhe duket se po shkon i sigurtë drejt fitores.

Procesi i votimit u hap në orën 08:00 dhe u mbyllën në orën 17:00 dhe sipas mediave turke pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 85%.

Kujtojmë që në raundin e parë, Erdogan mori 49.52 për qind të votave, me kundërshtarin e tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu 44.88 për qind