“Ladies and gentelmans”. “Zonja dhe Zotërinj”, pritjes i erdhi fundi. Le të nisë “spektakli”.
Një prezantim i stilit amerikan, për një Botëror të gjithin “made in USA”, për nga madhësia, paratë dhe ngjarjet jashtë futbollit që kanë shoqëruar vigjiljen e finaleve të Kupës së Botës.
Pastaj protagonistët. Messi, Cristiano Ronaldo, Mbappe e Yamal, Donald Trump e Xhani Infantino. Një “mishelë” shpërthyese, që dikush do ta quante si ngjarjen më të madhe pas “Big Bang”.
Për herë të parë në histori 48 skuadra do të luajnë në finalet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Si kurrë më parë do të luhen 104 ndeshje deri te trofeu më i rëndësishëm i futbollit në planet. Por tifozët romantikë të këtij sporti duhet të jenë të përgatitur për supriza.
Siç thamë në fillim ky Botëror do të jetë ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim. Shumë teknologji dhe rregulla të reja të lojës që hynë në fuqi në këtë turne.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Azteca” të Mexico City, duke nisur nga ora 19:30.
FIFA ka premtuar një “shoë” të vërtetë me disa prej këngëtarëve më të famshëm në botë, ndërsa Shakira do të këndojë këngën zyrtare “Dai Dai”, e cila që tani ka vendosur rekorde.
Në të njëtin stadium, në orën 21:00 do të luhet ndeshja e parë e “Botërorit 2026” mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Gjithçka është gati. Tani le të nisë spektakli./

Komente