TIRANË- E pranishme në Forumin e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, presidentja e KE, Ursula von der Leyen apeloi sipërmarrësit të investojnë në Ballkanin Perëndimor

“Një vit më parë erdha në Shqipëri, me një zotim. Një zotim që qytetarët e BP do nisnin të përjetonit BE në jetën e tyre të përbashkët. Pas një viti ka ndodhur kështu. Më kujtohet kur me the që donit që Shqipëria të bëhej pjesë e SEPA, shërbimet e mia thanë se do duhej shumë punë, por e bëtë realitet në më pak se 2 vjet.

Kjo është ajo ç’ka do të thotë të përjetosh BE në jetën e përditshme, është përparim jo në letër por në realitet. Ky ndryshim po ndodh. Ballkani është në mënyrë të konsoliduar për t’u bërë pjesë e BE. Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE, kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike.

E njëjta gjë do të ndodhë në mbarë Ballkanin, ekonomitë tuaja janë të prirura të rriten me shpejtësi vitet që vijnë e miratuam planin për këtë arsye. Bashkë punojmë për kushte të barabarta loje. Mesazhi im sot për bizneset është ky: Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi. Koha për të investuar ne Ballkanin Perëndimor është tani.

Më vjen mirë të shoh kaq shumë këtu sot të gatshëm për të përfituar mundësitë e biznesit. Do nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, sjellin më shumë se 4 miliard euro investime në rajon.” u shpreh ajo.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *