Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas dështimit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore brenda 31 Majit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo shprehet se  palët duhet t’i japin fund pozicioneve të papajtueshme, dhe të mos vendosin më kushte të reja. Ajo thekson se tashmë ka ardhur koha që palët ta mbajnë fjalën para shqiptarëve  për këtë reformë.

Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme  dhe mos vendosni  kushte të reja. Koha për t’ua mbajtur fjalën ndaj njerëzve tuaj. Koha për të ofruar.”, shprehet ajo.

VERITAS.COM.AL