Partia Demokratike merr tjetër goditje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për qarkun e Vlorës.

Ky organ tashmë ka certifikuar zgjedhjet në këtë qark duke i cilësuar ato si të rregullta dhe konform ligjit.

Nderkohe kreu i KQZ kërkoi sot nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re. Ai theksoi se dy Rama dhe  Berisha bënë një fushatë të ashpër me sulme kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa teksa u ndal te raporti paraprak i OSBE-ODIHT, ai kërkoi nisjen e punës për reformën.

“Krahas progresit kemi pasur shumë probleme.  Dy liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale. Ulën besimin tek politika. Duhet të lexojmë raportin e ODIHR. Vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor për fushatë dhe avantazh të PS. Duhet të nisë menjëherë puna për reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Mazhoranca e cilësuar e PS të mos jetë pengesë për gjithëpërfshirje në këtë reformë”, ka deklaruar Celibashi.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *