Sot, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat depozituan padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me regjistrimin e komisionerëve të KZAZ-ve nga radhët e PD dhe LSI, kërkesë që nuk u pranua nga KQZ.

Fillimisht kolegji vendosi që këtë padi ta dokumentonte si një të vetme, veprim i cili u përshëndet nga sekretari i Çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Pas rrëzimit të padisë së PD-LSI, Ivi Kaso  nga Gjykata Penale u shpreh se ky rast do të dokumentohet dhe do të përdoret si fakt në raportin përfundimtar, për të cilin do të vihen në dijeni edhe aktorët ndërkombëtarë që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve.

Veritas.com.al/