Rreziku i terrorizmit islamik në Evropë “mbetet i lartë” pavarësisht rënies dramatike te viktimave nga sulmet terroriste vitin e kaluar, paralajmëroi të martën komandanti i lartë amerikan në rajon ndërsa liderët evropianë po ballafaqohen me valën e xhihadistëve të thekur në betejë që kthehen në shtëpi në kontinent ndersa i ashtuquajturi kalifati territorial i Shtetit Islamik (ISIS / ISIL) shembet.

Ndërsa dëshmonte përpara Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, gjenerali Curtis Scaparrotti, kreu i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe komandanti suprem aleat i NATO-s deklaroi:

Përveç kërcënimit nga Rusia, rreziku i terrorizmit në Evropë mbetet i lartë megjithë rënien e viktimave nga sulmet terroriste në vitin 2018. Ekstremistët e dhunshëm paraqesin një kërcënim të qartë dhe të pranishëm për popullin e Evropës dhe infrastrukturën e tyre.

Indeksi i fundit i Terrorizmit Global (GTI) i përpiluar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP) zbuloi se vdekjet e lidhura me terrorizmin në Evropë u ulën me 75 për qind nga 827 në 2016 në 204 në 2017, duke shtuar, “Të dhënat paraprake për 2018 sugjerojnë se ky trend do të vazhdojë, ndërsa më pak se dhjetë vdekje nga terrorizmi janë regjistruar në Evropën Perëndimore nga janari deri në tetor 2018. ”

GTI citoi abdikimin pothuajse te plotë të ISIS si një nga arsyet kryesore për një rënie të sulmeve terroriste dhe vdekjeve në mbarë botën në vitin 2018. Aktualisht, Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të mbështetura nga SHBA-të,- të udhëhequra nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG)- janë duke luftuar për të shtyrë ISIS-in jashtë pjesës se saj te fundit te territorit.

Nën presidentin e SHBA, Donald Trump, koalicioni i udhëhequr nga amerikanët dhe aleatët e saj lokale e kanë degraduar të ashtuquajturin kalifat në një fshat tendash, në majë të një rrjeti tunelesh në një fshat sirian pranë kufirit të vendit me Irakun.

Zyrtarët e SHBA, megjithatë, kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se grupi mbetet një kërcënim, veçanërisht në formën e terroristëve që kthehen në shtepi ne vendet e tyre pasi kane luftuar për ISIS në Lindjen e Mesme.

Për muaj të tërë, autoritetet në Evropë kanë shprehur shqetësimin për kthimin e evropianëve që udhëtuan në Lindjen e Mesme për t’u angazhuar në xhihad në emër të ISIS dhe grupeve të tjera terroriste.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga amerikanët thuhet se kërkojnë të riatdhesojnë qindra luftëtarë të dyshuar të ISIS nga Evropa të kapur në betejë dhe anëtarët e familjeve te tyre.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë mbrapsht luftëtarët e saj.

Disa vende në Evropë tani përballen me dilemën nese do ti riatdhesojnë qytetarët që ju bashkuan grupit dhe t’i ndjekin penalisht ata në shtëpi ose t’i ndalojnë ata te hyjne në lidhje me shqetësimet e sigurisë.

Aktualisht, forcat SDF të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara – të udhëhequra nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) – po luftojnë për ta nxjerre jashte ISIS-in nga pjesa e fundit e territorit të saj.

Duke përmendur një studim të korrikut 2018 nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit (ICSR), BBC njoftoi muajin e kaluar se 7,252 njerëz nga Evropa Lindore dhe 5,904 nga Evropa Perëndimore udhëtuan për në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me grupet terroriste, kryesisht ISIS.

BBC mësoi nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS-it se nga totali i 41,490 njerëzve nga 80 vende që u bashkuan me grupin terrorist islamik, “shumica dërrmuese … janë të vdekur ose në paraburgim”.

Koalicioni, megjithatë, thuhet se nuk pranoi të spekulloje mbi numrin specifik të viktimave të luftëtarëve të huaj.

Sipas ICSR, 1,765 xhihadistë janë kthyer në Evropën Perëndimore dhe 784 në Evropën Lindore që nga qershori 2018.

Në vitin 2017, grupi Soufan (TSG) zbuloi se Rusia është një nga tre vendet kryesore burimore për luftëtarët e huaj ISIS, pas shumicës myslimane të Tunizisë dhe Arabisë Saudite.

Komandanti i EUCOM e konsideroi agresionin e Rusisë si “kërcënimin kryesor për një mjedis të qëndrueshëm euroatlantik të sigurisë”.

Ai shtoi: “Kërcënimet me të cilat ballafaqohet interesi i SHBA-ve në fushën e përgjegjësisë të EUCOM, përfshire Izraelin, janë reale dhe në rritje. Ato janë komplekse, ndër-rajonale,ne të gjitha fushat dhe multifunksionale. Kjo mbetet një nga periudhat më dinamike në historinë e kohëve të fundit, sipas mendimit tim. ”

Veritas.com.al/