Një gjykatë e Berlinit ka hedhur poshtë një padi nga komediani Jan Böhmermann, i cili u përpoq të ndalonte kancelaren gjermane Angela Merkel nga kritika e një poeme që fyente Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Poema, e cila ishte publikuar në 2016 në programin televiziv Neo Magazine Royale, drejtuar nga komediani i krahut të majtë, ishte etiketuar si “fyese” dhe “qëllimisht destruktive” nga kancelarja Gjermane, raporton Die Welt.

 Transmetimi gjithashtu ka çuar pothuajse në denoncimin ndaj Böhmermann që mund ta kishte parë të kalonte pesë vjet burg për fyerjen ndaj një kreu të shtetit të huaj.

Reiner Geulen, avokati për Böhmermann, argumentoi se kritika e Merkelit për poemën kishte futur një paragjykim shtetëror në këtë rast dhe tha se nuk ishte e pranueshme që kreu i qeverisë “ndërhyn me argumente ligjore në juridiksionin e lirë dhe të pavarur”.

Avokati gjithashtu pohoi se pas transmetimit, z. Böhmermann ishte detyruar të largohej nga apartamenti i tij dhe ishte nën vëzhgim të përkohshëm policor. Përkundër këtyre argumenteve, Gjykata Administrative e Berlinit e pushoi çështjen.

Poema, e cila ishte titulluar “Poemë e Shpifjes”, ka tërhequr pak grushte dhe ishte konsideruar si shumë nxitëse nga shumë njerëz kur deklaronte se kreu turk “godet vajzat ndërsa mban një maskë gome” dhe ka vazhduar duke thëne se ai ishte “duke gjuajtur Kurdët, duke rrahur të Krishterët ndërsa shikojnë porno kiddie.”

Poema gjithashtu i referohej Erdoganit sikur kryente marrëdhënie seksuale me dhitë dhe etiketimin e tij si homoseksual.

Publikimi i poemës ishte ndaluar gjithashtu nga një gjykatë e Hamburgut në maj të vitit 2016, ku gjykata deklaroi se vetëm gjashtë prej linjave nga ajo lejohen të lexoheshin, gjë që u pa si një fitore ligjore për Erdoan.

Akuzat kundër Böhmermann për fyerje të një kreu të shtetit të huaj ranë më vonë në vjeshtën e vitit 2016.

Veritas.com.al.