Komediani Ukrainas Volodymyr Zelensky ka fituar nnjë shumicë votash në zgjedhjet presidenciale të vendit, sipas sondazheve të para.
Sondazhet i japin më shumë se 70% të votave politikanit të ri, i cili dominoi raundin e parë të votimeve tre javë më parë.
Zoti Zelensky, 41 vjeë, csfidoi presidentin në detyrë Petro Poroshenko i cili e ka pranuar humbjen.
Rezultati i qartë dëshmon për një shpërthim të fuqishëm kundër zotit Poroshenko dhe kundërshtimin e establishmentit të Ukrainës.
“Unë kurrë nuk do t’ ju lë mënjanë”, tha zoti Zelensky para mbështetësve ditën e Diele teksa festonin fitoren.
“Unë nuk jam akoma zyrtarisht presidnet”, shtoi ai. ” Por si një qytetar i Ukrainësmund t’ju them të gjitha vendeve post Bashkimit Sovjetik: Na shikoni ne. Gjithçka është e mundur”
Veritas.com.al/