BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe momentin që u bë viral mes tij, presidentit Macron dhe presidentit të Azerbajzhanit, që u kthye në një sul. ndaj Presidentit Amerikan Donald Trump.
Rama gjatë fjalës së tij shpjegoi se ishte një shaka miqësore mes tyre, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentit Trump, duke thënë se kjo tregon se sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA.
“Është një shembull se sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA, sepse ka qenë një shaka shumë miqësore sepse jemi miq të ngushtë prej një kohe të gjatë. Ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq shumë përpjekjesh. Fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese. Fakti që n SHBA u përdor për të sulmuar presidentin ishte diçka që më mërziti shumë në thelb për demokratët sepse e kanë humbur realitetin sepse vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh që presidenti Trump është aty ku është”, theksoi Rama.
Komente