
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur mbi anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven është shprehur me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian ku thotë: Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026.
Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, – u shpreh Marta Kos.
Komente