Komisioni Europian ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë Shqiptare “Tempulli”, ku u arrestuan 233 persona si dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë konferencës të përbashkët për media, ku doli me ministrin Balla, Johannes Luchner, Zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, ritheksoi deklaratën e bërë gjatë punimeve të Ministerialit.

“Gjatë Ministerialit, si unë dhe kolegë e mi përgëzuam Shqipërinë dhe të gjithë kolegët ministrin Balla për arritjet, sepse sigurisht është gjë e mirë që të jemi në një konferencë dhe ti diskutojmë këto çështje, por është akoma më mirë kur ne shohim rezultatet e punës që bëjmë.

Lufta kundër krimit të organizuar jo vetëm është por do të vijojë të jetë përparësi për BE, që do të thotë do të mbetet në qendër të programit politik të BE.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë aleatë tejet të rëndësishëm në fushën e zbatimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian